Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari hidhet nga kati i 7 tek "Astiri"

E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari hidhet nga kati i 7 tek

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë. Mësohet se një qytetar ka rënë nga lartësia e një pallati.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje dyshohet se ai është rreth moshës 30 vjeç.

Uniformat blu shprehen se një 30 vjecar dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia, ndërsa tashmë është në spital, nën kujdesin e mjekëve

"Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve," shkruhet në njoftim.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore