Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E rëndë në Maqedoni/ Vriten me armë zjarri dy të rinjtë shqiptarë brenda makinës së tyre (EMRAT)

E rëndë në Maqedoni/ Vriten me armë zjarri dy të

Dy persona të moshës 24 dhe 28-vjeçare kanë mbetur të vrarë nga një përleshje e armatosur që nga ndodhur në mëngjesin e sotëm Shkup, në bulevardin “Makedonsko – Kosovska Brigada”, gjegjësisht në lagjen Fushë Topanë, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Dy të rinjtë shqiptarë, përkatësisht Afrim Berisha 28 vjeç dhe Burim Vardari 24 vjeç, janë gjetur të vdekur brenda automjetit tip “Citroen” me targa të Shkupit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja.

Të rinjtë janë qëlluar me 2 armë të ndryshme nga një tjetër makinë në lëvizje ndërsa ata po qëndronin në një makinë të parkuar. Për shkak të plagëve të marra ata kanë ndërruar jetë në vend. Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë hedhur dyshime se edhe autorët mund të jenë shqiptarë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore