Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E rëndë në Kavajë/ Turistja polake gjendet e vdekur në dhomën e hotelit, ja çfarë dyshohet

E rëndë në Kavajë/ Turistja polake gjendet e vdekur në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotëm në Kavajë, ku një shtetase e huaj ka humbur jetën.

Policia ka njoftua se viktima është një 48-vjeçare polake, e cila ka humbur jetën në hotelin ku po qëndronte me bashkëshortin e saj, si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.09.2022, ka ndërruar jetë në një hotel në Kavajë, shtetasja polake M. G., 48 vjeçe, e cila ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore