Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Debati për Prefektin/  Reagon mbesa e Qazim Mulletit: Paçi faqen zezë, ju peng-artista

Debati për Prefektin/  Reagon mbesa e Qazim Mulletit: Paçi

Rivënia në skenë e komedisë "Prefekti" nga Teatri Kombëtar, ku në lojë vihet prefekti Qazim Mulleti, ka rindezur debatin mbi veprat e kohës së regjimit komunist që denigron disa prej figurave historike. Në këtë debat janë përfshirë edhe pjesëtarët e familjes së Qazim Mulletit, të cilët e cilësojnë si tejet të tepërt rivendosjen e kësaj vepre sërish.

Besforta Mulleti, mbesa e Qazim Mulletit në një status në rrjetet sociale shkruan se "Të gjitha këto durohen, por të vazhdohet të përtallet mbiemri ynë në vitin 2021 është e tepërt".

"Në një vend ku akoma debatohet për shkrimin e saktë të historisë, sidomos të asaj pas vitit 1944, të vendosësh të rishfaqësh Ditën e Pavarësisë, një vepër që tall e denigron një figurë që e nderon ajo pjesë e Shqipërisë që e njeh mirë historinë dhe patriotët e vërtetë, është e turpshme dhe aspak njerëzore", shkruan Mulleti.

Vepra në fjalë ka rindezur debatet, shoqata 'Tirana' kërkon që ministrja të tërheqë shfaqjen dhe se kjo është kundërshtuar nga aktori Arben Derhemi.

PAÇI FAQEN E ZEZE, peng-'artista'!!!

"Unë isha 8 vjeç kur familja ime u rikthye në Tiranë. Deri atëherë në kishim jetuar në Shkoder, ku familja e babait ishte vendosur pas vdekjes së gjyshit dhe përfundimit të internimit në Kavajë, meqënëse nuk iu lejohej të ktheheshin në Tiranë pasi ishin dëbuar.

Unë isha një tironse që flisja me dialekt shkodran e sa herë përmendja mbiemrin, degjoja fraza nga shoket e klasës “Mulleti? Si Qazim Mulleti?” të cilët vazhdonin më pas me batuta nga komedia.

Unë nuk e parë kam parë kurrë të ashtequajturën komedi “Prefekti”. Besoj se nuk është e nevojshme t’ju them pse… por e mbaj mend shumë mirë zhgënjimin në fytyrën e babait tim sa herë që ndërronte kanalet dhe ndonjë kanal lokal po shfaqte komedinë.

Pardje, më 28 Nentor 2021, Teatri Kombëtar vendosi të rishfaqte njerën prej “kryeveprave” të komunizmit, komedinë “Prefekti”. Kjo ka qenë gjithmonë një temë shume e ndjeshme për familjen dhe fisin tonë. Ne akoma luftojmë nëpër gjyqe për të drejtën e prones. Ne jemi nga ata familje që u shpronesuan për të mirën e interesit publik nga Bashkia e Tiranës para pak vitesh për të ndërtuar nje shesh rekreativ, të cilit minimalisht duhet t’i kishin vënë emrin “Qazim Mulleti”.

Të gjitha këto durohen, por të vazhdohet të pertallet mbiemri ynë në vitin 2021 është e tepërt. Në një vend ku akoma debatohet për shkrimin e saktë të historisë, sidomos të asaj pas vitit 1944, të vendosësh të rishfaqësh Ditën e Pavarësisë, një vepër që tall e denigron një figurë që e nderon ajo pjesë e Shqipërisë që e njeh mirë historinë dhe patriotët e vërtetë, është e turpshme dhe aspak njerëzore.

Artistët kudo në botë krahas artit, e ndjejnë për detyrë edhe të lobojnë për kauza të rëndësishme e të edukojnë popullin.

Në një vend si Shqipëria, ku strukturat përgjegjëse nuk funksionojnë, ky detyrim bëhet më i madh për artistët shqiptarë. Eshtë detyrë e tyre dhe e shoqërisë civile të promovojnë vlera e figura që kanë kontribuar pozitivisht për këtë vend. Nëse nuk mund ta bëjnë këtë, atëherë të paktën të heshtin e të mos venë gishtin në plagë.

Doni të beni art? Filloni shkruani kryevepra të reja, vini në skenë vepra të intelektualëve të denuar, persekutuar, burgosur e pushkatuar nga regjimi komunist, përndryshe mbeteni vetem ca artistë të rëndomtë që as teatrin tuaj nuk e mbrojtët dot".

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore