
“E pritën derisa erdhi dhe…”/ Humbi jetën pasi u qëllua me plumba në kokë, pse vdiq 42-vjeçari shqiptar në Gjermani
Një shqiptar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e djeshme në Krefeld Gjermani.
42-vjeçari shqiptar është qëlluar katër herë nga dy persona, ndërsa ka humbur jetën pasi është qëlluar në pjesën e pasme të kokës.
Shqiptari nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet gjermane, pasi dyshohej për trafik droge dhe vjedhje.
Viktima jetonte në Gjermani që nga viti 2018.
“Sipas të dhënave që janë zbuluar në këtë fazë të hetimit, mund të mendohet se 42-vjeccari ka qenë një viktimë e rastësishme. Megjithatë ne po hetojmë disa pista”, u shpreh Kryeprokurori publik Axel Stahl.
BILD raporton se dy autorët me sa duket kanë ardhur në Krefeld me një Peugeot blu të vjedhur. Dyshohet se ataae kanë parkuar makinën dhe kanë pritur që të vinte shqiptari.
Në momentin që 42-vjeçari ka ardhur me biçikletë, autorët kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar.









As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




