Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E përplas kamioni dhe largohet, një mjet tjetër i kalon sipër, humb jetën 50-vjeçari në Fier

E përplas kamioni dhe largohet, një mjet tjetër i kalon

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bypass-in e Fierit, në vendin e quajtur Baltez.

Sipas policisë një person rreth 50-vjeç është përplasur nga një kamion, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

I ndjeri ka qenë me një karroce dore duke mbledhur kanaçe. Njëra anë e Bypass-it prej 30 minutash ndodhet e bllokuar.

Viktima pasi është përplasur nga kamioni që është larguar, si dhe është goditur edhe nga një mjet tjetër që vinte pas, bëjnë me dije burimet.

Policia ka kthyer mbrapsht mjetet e njërit krah të Bypass-it, ndërkohë që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore