
E PAZAKONTË/ Protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel: Faktet dolën, jep dorëheqjen...
Një protestë e pazakontë dhe e palajmëruar është zhvilluar ditën e sotme pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel.
Bëhet me dije nga raportimet për mediat se një grup qytetarësh, të rinj të FRPD dhe simpatizantë të PD janë mbledhur rreth 1 km larg nga shtëpia e kryeministrit dhe i kërkojnë të largohet nga detyra.
Ndër të tjera mësohet se ata mbajnë pankarta në duar ku shkruhet “faktet dolën, jep dorëheqjen” teksa në foto shfaqet Rama dhe ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal.
“Jemi këtu për t’i kthyer vizitën kryeministrit Edi Rama. Ai ka futur duart në xhepat e qytetarëve dhe ka hyrë brenda shtëpive tona. Ka tentuar të asgjësojë të gjithë zërat kundër tij për të mbajtur pushtetin e një autokrati. ne jemi këtu dhe këtu do qëndrojmë çdo ditë. Një pikënisje dhe një thirrje për qytetarët që të na bashkohen më 11 shkurt. Ne jemi këtu, qytetarët shqiptarë janë këtu. Do jemi në mbështetje të çdo kauze qytetare. Ne mendojmë se Rama nuk meriton më të jetë në postin e kryeministrit. Ai ka tentuar asgjësimin e opozitës shqiptare. Ne nuk e duam më kryeministër”, tha një prej të rinjve.
Gjithashtu sipas burimeve mësohet se në vend ndodhen dhe forca të shumta të policisë. Në një komunikim fillestar, policia iu ka kërkuar protestuesve të mos vendosen në këtë zonë.
“E shikojmë që Shqipëria është kthyer në vendin e shkatërrimit. Arsimi është shkatërruar, drejtësia nuk funksionon. Të rinjtë po largohen. Thirrja ime është Edi Rama largohu që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri”, tha një tjetër protestuese.

Gjendet i vdekur 47-vjeçari në një hotel në Divjakë, dalin detajet e para
Historia e plotë >







Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 21 mars 2023/ Euro dhe dollari nuk dalin nga “gremina”

Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

Të dielën ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat?
Aktualitet

Gjendet i vdekur 47-vjeçari në një hotel në Divjakë, dalin detajet e para
Historia e plotë >


