Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E ngacmoi seksualisht/ Pastruesja shqiptare vret me thikën e kuzhinës italianin (EMRI)

E ngacmoi seksualisht/ Pastruesja shqiptare vret me thikën e kuzhinës

Një vrasje ka ndodhur në Novara të Italisë, ku një grua shqiptare goditi me thikë kuzhine një person pasi e ngacmoi seksualisht.

51-vjeçarja Mide Andreu e martuar e me fëmijë, prej tre vitesh punonte si sanitare në shtëpinë e Antonio Amicuccit. Ndërkohë, ajo i ka thënë karabinierëve se 68-vjeçari e preku me duar dhe nuk ishte hera e parë që e bënte.

Që aty pati zanafillën sherri, gjatë të cilit 51-vjeçarja rrëmbeu një thikë kuzhine dhe e goditi disa herë në gjoks Amicuccin. Më pas, me lot në sy vrapoi te fqinja duke i treguar që e kishte goditur me thikë e duke i kërkuar të thërriste ndihmën. Edhe pensionisti, ende i vetëdijshëm, telefonoi urgjencën. Megjithatë, mbërritja e ndihmës dhe e karabinierëve ishte e kot, pasi Amicucci ndërroi jetë.

Ai banonte në një apartament në katin e dytë i vetëm, pasi ishte i ndarë. Amicucci kishte “koleksionuar” një seri denoncimesh për ngacmim e përndjekje nga ish-gruaja dhe e bija, çka i solli edhe një periudhë burgosjeje. Ndërkohë, prej pak vitesh ai jetonte në Novara dhe rrallë dilte, për shkak të problemeve me shëndetin.

Pavarësisht historikut të viktimës, karabinierët dhe gjyqtari që morën në pyetje shqiptaren e vendosën atë në arrest me burg. Sipas prokurorit, gruaja kishte reaguar në mënyrë impulsive, duke e goditur shumë herë me thikë. Disa nga plagët ishin të lehta, të tjera kishin prekur organe jetësore, ndërkohë që autopsia do të përcaktojë se cila ishte goditja fatale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore