
E ndarë nga burri dhe me sëmundje të rëndë/Aktivistja rrëfen vështirësitë: Kam bërë dy punë, një ditën dhe një natën për më shumë të ardhura
Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishin sot të ftuara disa gra të divorcuara, të cilat rrëfyen betejën e pamundur për të siguruar një strehë.
Një nga të ftuarat ishte edhe aktivistja, Nertila Haxhia, e cila tha se ka katër vite që është ndarë nga ish-bashkëshorti. Ajo tha se ka patur një divorc të vështirë, por jo i shoqëruar me dhunë fizike.
“U largova nga shtëpia dhe mora prindërit e mi nga Lezha në Tiranë për të jetuar me mua e fëmijët. Si me prindin nuk ka, pasi kam patur një marrëdhënie të shkëlqyer me ta. Por duke qenë se kam edhe një vajzë, përgjegjësia tani është e imja”, tha Nertila.
Ajo shtoi se në asnjë moment nuk ka tentuar që të dalë të jetojë vetëm, edhe për shkak të problemeve me shëndetin.
“Të ardhurat e mia i kisha për shërimin tim dhe për mirëqenien e fëmijës. Bëra dy punë, një ditën dhe natën për të fituar sa më shumë para. Nëse do të kem një rikthim të sëmundjes, doja një garanci për vajzën time”, tha aktivistja.
Ajo shtoi se përveç se i duhej të përballonte vështirësitë që i dolën, i duhej edhe të sfidonte opinionin e publikut si një grua e divorcuar dhe nënë e vetme.
“Kisha një kosto morale. Unë kam punuar hostes dhe kam kënduar, vazhdoj ta bëj këtë të fundit. Por reagimi i shoqërisë dhe i njerëzve ishte i fortë e më thoshin: ‘të lutem largohu, është e pamundur të punosh aty’”, tregoi ajo.
Nertila tha se vijon e këndon, sigurisht duke respektuar masat e marra për parandalimin e Covid-19, në mënyrë që të ndihmojë gra të tjera që janë në nevojë.


Gjyqtarja Hoxha para KLGJ me pranga në duar: Proces i padrejtë! (video)
Historia e plotë >

Ç’po ndodh në Elbasan? FNSH aksion të papritur
Historia e plotë >
Aksident në Fushë-Krujë/ Përplasen dy makina, plagoset një 21- vjeçar
Historia e plotë >



Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V

Riinfektimi nga Covid, Alimehmeti: Kalimi i infeksionit herën e parë siguron një mbrojtje njësoj si vaksina
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
