Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E moshuara po kalonte rrugën! Furgoni në Lushnje e përplas për vdekje

E moshuara po kalonte rrugën! Furgoni në Lushnje e përplas

Një 70 vjeçare ka humbur jetën në Lushnje si pasojë e një aksidenti rrugor. Aksidenti ka ndodhur i rëndë ka ndodhur në aksin Lushnje-Berat në dalje të Karbunares ku një automjet tip furgon ka përplasur për vdekje të moshuarën.

Burime për gazetën Shqip thonë  se  ngjarja ka ndodhur në momentin që e moshuara identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur po përpiqej që të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Njoftimi i policisë:

“Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, shkruan policia. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore