Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E mitura konsumonte mbidozë ilaçesh, shkak dhuna psikologjike! Arrestohet 42-vjeçari në Dibër, dhunonte gruan dhe "tmerronte" vajzën

E mitura konsumonte mbidozë ilaçesh, shkak dhuna psikologjike!

Një burrë 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër. 

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se 42-vjeçari është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së mitur.

Mësohet se e mitura për shkak të ngjarjes ka konsumuar dhe mbidozë medikamentesh mjekësore.


Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Postës së Policisë Maqellarë arrestuan në flagrancë shtetasin H.R, 42 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në periudha të ndryshme kohore ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj vajzës së tij të mitur e cila si pasojë ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore