
“E mbaj unë burgun”, pronari i “shtëpisë së barit” në Shijak kyç gojën para hetuesve/ I vëllai arratiset drejt Italia…
Fredi Krasniqi që u arrestua ditën e djeshme në Shijak për shtëpinë e barit ka refuzuar të flasë para autoriteteve. Mësohet se 46-vjeçari ka deklaruar para policisë së arrin që ta mbaj burgun dhe pjesëtarët e tjerë që grupit kriminal që janë të përfshirë nga trafikun e lëndëve narkotike të mos i dorëzoj.
"E mbaj burgun", raportohet të ketë thënë 46-vjeçari.
Ndërkohë që nga operacioni i policisë është shpallur në kërkim dhe vëllai i Fredit, Selman Krasniqi, i cili ishte bashkëpunëtor në shtëpinë e barit e hapur në vilën 4 katshe. Por mësohet se 43-vjeçari nuk ndodhet fare në Shqipëri, por është larguar drejt Italisë.
Ditën e djeshme në dy katet e fundit të një vile 4 katëshe në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale.
Çfarë u sekuestrua në ‘shtëpinë e barit’
444 rrënjë kanabis
222 llamba elektrike
Pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike
10 kallashnikovë
1 pushkë
1 automatik shars
Granata dore
1 hark luftarak
1 jelek anti-plumb
1 palë dylbi
Municion luftarak.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




