Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E mashtroi se do e dërgonte në Suedi, Xhetani i kërkon paratë mbrapsht: Do tërheq denoncimin nëse...

E mashtroi se do e dërgonte në Suedi, Xhetani i kërkon

Prej disa vitesh rrjeti social “Facebook” është përhapur gjerësisht te njerëzit, të cilët e përdorin atë për arsye të ndryshme. E një nga arsyet është edhe për mashtrim.

E një gjë e tillë i ka ndodhur Xhetan Kokës, i cili është mashtruar nga Flamur Toshi, i cili i ka kërkuar para pasi do i siguronte atij vajtjen në Suedi.

Koka zbuloi se e ka njohur Toshin përmes rrjetit social “Facebook” dhe në asnjë moment nuk kishte menduar se po e mashtronte. “E besova atë pasi sillej si besimtar dhe se ishte nga zonat e mia. Vetëm kur më thanë shokët se ishte mashtrues, aty e kuptova”, tha Xhetani.

E mashtroi se do e dërgonte në Suedi, Xhetani i kërkon

Flamuri i ka marrë një shumë parash Kokës, në këmbim që do ta dërgonte në Suedi, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Xhetani u shpreh se ka bërë një kallëzim në Peshkopi dhe se i kanë thënë se e kanë shpallur në kërkim.

“Nuk kam besim te policia, pasi më kanë thënë se Flamuri mund të ketë njerëz të tij në polici. Madje edhe shefi i policisë që më mori në pyetje më tha pse e ke sjell këtu, pasi e ke bërë publike në media”, u shpreh Koka.

E mashtroi se do e dërgonte në Suedi, Xhetani i kërkon

Ky i fundit tregon se edhe Flamuri është paraqitur në polici, ku është shtrirë për tokë dhe ka bërë sikur është i sëmurë. “E kanë lënë të lirë, ndodhet në Shqipëri por nuk dihet se ku. I them që të kthejë lekët e unë tërheq denoncimin. Ai ka qenë i dënuar më përpara për mashtrim, por nuk e dija”, tha Koka.

Ky i fundit tregon se një pjesë të parave që ia ka dhënë Flamurit i kishte fituar në punë, ndërsa një pjesë tjetër i kishte marrë borxh. Gjithashtu tregoi se tani është më vigjilent ndaj rrjeteve sociale, nuk i besoj më njerëzit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore