Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“E lehtë të më bësh goditje poshtë brezit”/ Lame komenton audiopërgjimin: SPAK le të hetojë

“E lehtë të më bësh goditje poshtë brezit”/

Drejtori i Agjencisë Shtetërore, Artan Lame, ishte sot i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, për të folur në lidhje me audiopërgjimin që u publikua një ditë më parë. Në atë audio, Lame dëgjohej teksa fliste me shifra sesa ishin bërë dhe sa pritej të kryheshin, duke përdorur këtë për të blerë vota.

I pyetur nëse e shikon si një sulm politik, Lame tha se natyrisht që është e tillë.

“Vetë çështja e legalizimeve është bërë politike. Nëse nesër del një grup njerëzish e kërkon rritje page, partitë politike bëjnë gjithçka. Është shumë e lehtë të më bësh mua goditje poshtë brezit, jam shumë i hapur dhe i them gjërat troç”, shtoi Lame.

Jeni thirrur nga organet e drejtësisë?

Le të më thërrasin. Do të them është e vërtetë e gjitha. Ama vëre në kontekst dhe shiko çfarë po them. Është e vërtetë e gjitha ajo dhe shumë diskutime të tjera.

Aty përmendet një fakt që është diskutuar në atë kohë, rrangalla llamarine. Hajde dalin në Tiranë dhe çdo qytet të Shqipërisë dhe shohim kioska, që themi duhet ti heqim. E duke qenë se edhe kjo krijonte një ndjeshmëri, thamë të mos i heqim në grup, por  një nga një.

Unë e shikoja më teknikisht, por u tha jo nuk mund të bëhet në grup. Nuk e di se çfarë duhet të hetojë SPAK. Por le të hetojë, se nuk do më pyes mua. Ju lutem shumë në fund të kësaj histori, i them opozitës që të bëjë krahasimet e atyre që them unë dhe ligjit.

Gjithashtu u bëj thirrje atyre qytetarëve që nuk e kanë mbyllë këtë histori, në kohë fushatë politika ju tmerron, do bëjmë edhe ato që kanë ngelur. As opozita nuk del të thotë se nuk janë dakord, se e dinë se bëhet. Thjesht do kohën e vet.

A keni komunikuar me kryeministrin Rama, pas videos, që duket e solli zhurmë pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit?

Natyrisht që ka shprehur shqetësimin se çfarë është kjo. Gjysmë ore pasi po shikoja këtë, dolën dy histori të tjera që nuk kishin lidhje me mua. E thashë sa doli e imja, u harrua. Komunikova me Ramën e i shpjegova se si ishte e vërteta. Mesa dëgjova, e shpjegoi në disa media.

E shëmtuara është që u nxor përgjimi pa thënë kohën kur është bërë, dy ditë para zgjedhjeve. Loja e bërë. Pjesa tjetër është e vërtetë.

Kush e ka nxjerrë, nga ka dalë? A është normale të dalë nga persona që punojnë me ju?

Unë nuk bëj si hero. Më duket si një goditje nën brez. Para zgjedhjeve dhe nuk tregojnë se kur është bërë. Do të ishte në favorin tim të kërkoja të dija se nga ka dalë. Le të bëjnë çfarë të duan.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore