
“E inskenuam vjedhjen për të akuzuar burrin”/ Si doli zbuluar plani i ish-zyrtares së Kryeministrisë pas dëshmisë së pastrueses
Tre akuza për ish-zyrtaren e Kryeministrisë Alda Klosi pas dëshmisë që iu dha hetuesve një panoramë të plotë të ngjarjes që u denoncua fillimisht si vjedhje dhe përfundoi me pastrim parash e fshehje pasurie.
Detaje të reja janë zbuluar nga dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi si dhe dosja hetimore që u finalizua me arrestimin në orët e vona të së premtes të Alda Klosi.
Një prej tyre ka të bëjë me faktin se lidhur me akuzën e pastrimit të parave për të cilën akuzohet ish-zyrtarja, prokuroria po heton nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
Mbrëmjen e kaluar policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë vendosën të arrestonin Alda Klosin pas dëshmisë prej disa orësh të Rozeta Dobit.
Deri ditën e djeshme Rozeta Dobi nuk e kishte pranuar se kujt i përkisnin paratë, por vetëm për shumën prej 125 mijë eurosh kishte pohuar se ishin marrë nga shtëpia e Klosi. Por dje ka deklaruar se dhe shuma tjetër e gjetur në tubin e aspirimit në shtëpinë e saj i përkiste Alda Klosit.
“Paratë vinin nga persona të ndryshëm. Ajo i vendoste në çanta dhe kuti. Unë pastroja dhe largohesha për në shtëpinë time.
Kohët e fundit Alda Klosi u nda dhe kishte përplasje të forta me bashkëshortin dhe në dhjetor më kërkoi t’i merrja dhe ruaja paratë e saj. Ditën që i mora nuk ishte në banesë dhe më tha t’i merrja nga kasaforta dhe t’i ruaja në banesë”, mësohet të ketë deklaruar Rozeta Dobi.
Kaq ka mjaftuar që hetuesit të krijonin një panoramë të qartë për paratë e gjetura.
“Dobi ka dhënë dhe një detaj që mbetet për t’u konfirmuar, ajo ka thënë se vjedhja nuk ka ndodhur në shtëpinë e Alda Klosit, por u inskenua që të bënte fajtor bashkëshortin me të cilin kishte përplasje.
Kjo dëshmi është marrë me rezervë nga prokurorja, çka do të thotë se dy gratë do të ballafaqohen.
Ndryshe nga sa ka deklaruar i biri se ka parë që hodhi një kasafortë ditën që ndodhi vjedhja, Rozeta Dobi e përjashton kategorikisht të birin dhe thotë se e gjithë sa ndodhi ishte mes saj dhe Alda Klosit.
Sa i përket akuzës për fshehje pasurie, në deklarimin e pasurisë, Alda Klosi nuk e ka deklaruar këtë shumë parash dhe ka dyshime se ajo ka dhe pasuri të tjera të fshehura.
Po kështu ajo akuzohet për deklarim të rremë. Kjo, pasi Alda Klosi në fillim tha se ishte vjedhur një shumë e vogël parash, por më pas deklaroi se i ishin vjedhur 125 mijë euro. Këto deklarime të saj kanë qenë kontradiktore me ato të vëllait të Alda Klosit, i cili ka pretenduar të kundërtën.
Tek akuza e pastrimit të parave, prokuroria po heton nëse ka persona të tjerë të përfshirë.



E zuri kamioni poshtë, ky është mekaniku që humbi jetën në Kurbin
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

Të dielën ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat?

Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?
Aktualitet



E zuri kamioni poshtë, ky është mekaniku që humbi jetën në Kurbin
Historia e plotë >
