
E futën për kontroll në dhomë të veçantë/ Zbardhet skema, ja si kolegët dyshuan tek polici që tentoi të fuste drogë në burg
Detaje të reja janë bërë publike ditën e sotme për arrestimin e efektivit që tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës.
Mësohet nga burimet për mediat se Nevis Ibrahimi kryente shërbim në rrëgjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, por prej disa kohësh ishte mbajtur në kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshuar të tij.
Ndërkohë që vetëm ditën e sotme ishte urdhëruar kontroll i detajshëm i tij, ku në pjesën e të mbathurave i është konstatuar lënda e dyshuar canabiss sativa e mbështjell me një beze të bardhë në një sasi të madhe (sa madhësia e grushtit), por që ende mbetet e pa peshuar.
Polici është futur për t’u kontrolluar në një dhomë të veçantë ndërsa kontrolli është bërë nga disa punonjës. E diela ka dhe fluksin e vizitave në këtë burg, gjë e cila mund të jetë përdorur nga efektivi i burgut si një mënyrë më e lehtë për të futur drogën, pasi kontrollet përqendrohen më tepër tek familjarët e të burgosurve.
Nuk dihet ende nëse ky efektiv ka futur dhe më herët sende të ndaluara në këtë burg, por prej kohësh ishte urdhëruar nga organet drejtuese që të mbahej në survejim. Pritet të peshohet sasia e drogës që ky polic tentoi të fuste në burg.


Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me vete, kapet 38-vjeçari në Himarë
Historia e plotë >


“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Erdogan, njeriu që ka dominuar politikën turke, drejt dekadës së tretë n...
Historia e plotë >
‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet


Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >