
E fundosi pasuria, ish-kreu i gjykatës së Tropojës nxirret jashtë sistemit të drejtësisë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke shkarkuar nga detyra ish-kreun e Gjykatës së Tropojës, Dritan Secin.
Në mars të vitit të kaluar ai u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk justifikoi pasurinë. KPK ngriti dyshime për fshehjen e një apartamenti si dhe një borxh prej 20 mijë eurosh në emër të gjyqtarit Dritan Seci. Por gjyqtari nuk ishte dakord duke e apeluar vendimin, megjithatë Kolegji e la në fuqi shkallën e parë duke e nxjerrë nga sistemi.
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Dritan Seci, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në vendimin e KPA.
“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Seci”, theksohet në vendimin e KPA.




E rëndë në Tiranë, punëtori rrëzohet nga skela e pallatit
Historia e plotë >



Wayne Rooney 'var këpucët në gozhdë', tërhiqet zyrtarisht nga futbolli
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Një tjetër mjek i prekur me Covid: Isha në “ferrin” ku jeta dhe vdekja e kishin kufirin...

Lista/ Nga niveli më i lartë te ai më i ulët, si përhapet koronavirusi në lokale, palestra...

Kortizoni lufton koronavirusin/ Flet mjekja italiane: Unë e përdora që në muajin shkurt
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
