
E FUNDIT/ U denoncua nga Fiks Fare, arrestohen prindërit që shisnin fëmijën e tyre për 5 mijë euro
Janë arrestuar ditën e sotme prindërit, të cilët tentuan të shisnin fëmijën e tyre për 5 mijë euro.
Rasti i rëndë u denoncua nga emisioni investigativ "Fiks Fare" gjatë mbrëmjes së djeshme, ku u tregua se Emre Nuredini, kërkonte të shiste fëmijën që bashkëshortja e tij mbante.
Fiksi ka realizuar bisedat me bashkëshortët dhe denoncuar skandalin e radhës me shitjen e fëmijëve. Emre Nuredini, është 27 vjeç me origjinë nga Elbasani. Pas martesës ai ka qëndruar disa vite në Tiranë, ku edhe është dënuar me burg për vepra penale të ndryshme.
Familja Nuredini kanë pesë fëmijë dhe presin fëmijën e gjashtë të cilin e kanë nxjerr në shitje.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori, për shtetasen Xh. H., 25 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Mbrëmjen e djeshme, këta dy shtetas janë shfaqur në një video të transmetuar gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke biseduar me një shtetas tjetër (i infiltruar nga stafi i këtij emisioni), për të shitur foshnjën që mbante në bark bashkëshortja shtatzënë (shtetasja Xh. H.), kundrejt shumës 5000 euro.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, mbetur në tentativë, dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Policia e Durrësit falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton që të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre.”


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >




Aksident në aksin Krahës-Mallakastër, plagosen tre persona
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >

