Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E FUNDIT/ SPAK “lan duart” me 21 Janarin, dosja i kalon Prokurorisë së Tiranës

E FUNDIT/ SPAK “lan duart” me 21 Janarin, dosja i kalon

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskopetencë për hetimi ne dosjes së vrasjeve të 21 Janarit.

Kështu SPAK, i ka kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës, e cila do të nisë verifikimet për kallëzimet e reja në lidhje me këtë ngjarje.

Kujtojmë se në emisionin “Zona Zero”, gazetari Artan hoxha ka publikuar një audio të re, e cila provon se vrasjet e 4 protestuesve janë kryer me urdhër.

Më 23 janar 2023, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja depozitoi në SPAK kallëzimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Bashën dhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi në kuadër të hetimit për dosjen e 21 janarit.

Sipas dokumentit, Berisha, Basha dhe Prendi akuzohen për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “shpërdorim detyre”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore