Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Ndryshoi akuzën për vrasjen e Marvi Mihalit, shkarkohet prokurori i Tiranës Artan Lulaj

Ndryshoi akuzën për vrasjen e Marvi Mihalit, shkarkohet prokurori i

Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten se kishte vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Artan Lulaj.

Trupa që hetoi rastin e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Alma Faskaj, ka vlerësuar se Lulaj nuk arriti të kundërshtonte barrën e provës në dy kritere.

Lulajt i ishin kërkuar shpjegime për pasurinë dhe po ashtu edhe në lidhje me hetimet e kryera prej tij për vrasjen e Marvin Mihalit.

Gjatë seancës dëgjimore nga KPK u vu në dukje se kishte vlerësuar paraprakisht se Lulaj nuk kishte qenë bashkëpunues, ndërsa nuk kishte kthyer disa përgjigje, nuk kishte vënë në dispozicion dokumente dhe kishte refuzuar të bënte transparencë mbi pasurinë e së bijës.

Artan Lulaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001. Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe në Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, përpara se të transferohej në Prokurorinë e Rrethit Tiranë në vitin 2015.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Tiranës, Artan Lulaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Artan Lulaj zotëronte pasuri me vlerë 6.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 11.7 milionë lekëve.
Ai zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 10.9 milionë lekë, kursime në cash prej 600 mijë lekësh, automjet me vlerë 200 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 900 lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.9 milionë lekë, nga të cilat gati 50% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i prokurorit dhe 50% të tjera nga paga e bashkëshortes dhe një vendim gjyqësor për shkarkim të padrejtë nga puna.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave të pasurisë nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” transaksionet për blerjen e një apartamenti.

Në vitin 2006, subjekti Artan Lulaj deklaron shtesë aseti apartament banimi me vlerë 40,000 euro, ku si burim financimi shërbejnë kredi bankare 30,000 euro dhe detyrim i pashlyer ndaj firmës sipërmarrëse në vlerën 10,000 euro.

Gjatë vitit 2014 deklarohen të ardhura të bashkëshortes në vlerë 5,3 milionë lekë, nga të cilat
3.5 milionë lekë kanë si burim një vendim të gjykatës për largim të padrejtë nga puna nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë.

Vrasja e dytë e Marvi Mihalit për shkak të prokurorit Artan Lulaj

Me 31 maj 2018 prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi procedim penal në ngarkim të prokurorit të Tiranës, Artan Lulaj, dhe dy gjyqtarëve të Tiranës, Sokol Pasho dhe Bedri Qori.

Procedimi është regjistruar pasi babai i Marvi Mihalit, të riut që u vra me thikë një vit më parë pas një sherri për një karikues, ka bërë kallëzim ndaj të treve për korrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Shkak për kallëzimin u bë lirimi i tre prej katër të arrestuarve për vrasjen e Marvi Mihalit, ku sipas babait të viktimës, prokurori Artan Lulaj i ndryshoi akuzat, nga vrasje në bashkëpunim, në moskallëzim krimi.

Prokuroria e Tiranës mori masa të menjëhershme, duke zëvendësuar prokurorin e çështjes Artan Lulaj me prokurorin Gjergj Tako. Në kallëzimin e dorëzuar më 25 maj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, babai i viktimës, Pavllo Mihali, akuzonte prokurorin Artan Lulaj për korrupsion.

Ai, madje, ka rrëfyer në kallëzim edhe takimin me prokurorin Lulaj, i cili, sipas tij, i ka thënë se “nuk pyet njeri” për punën e tij. Kallëzimi është dërguar edhe në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, Kryeprokurores Arta Marku. Kujtojmë se më 11 maj të këtij viti, u liruan nga qelitë e paraburgimit Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, ndërsa i vetmi që mbeti në burg është Dejvi Bitraj, që ka marrë autorësinë e krimit.

Mirëpo, nga pamjet filmike duket që qartë se Dejvi Bitraj, pasi e godet me thikë në shpinë Marvi Mihalin, largohet nga vendngjarja më shpejtësi, ndërsa tre të tjerët vazhdojnë ta dhunojnë barbarisht derisa i riu jep shpirt.

Kallëzimi është bërë më datë 24 maj 2018 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndaj Artan Lulajt, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë; Bedri Qori, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; Sokol Pasho, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Kliton Zharrit, oficer i Policisë Gjyqësore.

“Ky person (Artan Lulaj), në kundërshtim të hapur me detyrën fisnike që i ka ngarkuar shtetit shqiptar, shkel të gjitha të drejtat tona dhe të djalit tonë, Marvi Mihali, duke lënë të lirë tre nga katër të pandehurit e procesit penal. Ky prokuror, në mënyrë abuzive gjatë 8 muajve të fundit, nuk na thërriti qoftë edhe një herë për të komunikuar dhe për të na dëgjuar në lidhje me ngjarjen makabre ku 4 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vranë djalin tonë të vetëm, Marvi Mihali.

Ky prokuror, në këmbim të shumave të parave, këmbeu gjakun e derdhur të djalit tonë, me lirinë e tre kriminelëve, duke i liruar me akuzën e ‘moskallëzimit të krimit’, të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, edhe pse nuk ishin në asnjë nga kushtet dhe kriteret për ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale. Ne, prindërit e Marvi Mihalit, viktimës së veprës penale, edhe pse i paraqitëm provat e pakundërshtueshme, ai me arrogancë u shpreh se ‘kam gabuar’ dhe ju “shkoni ku të doni, unë nuk pyes njeri”. Dhe jo vetëm; ky prokuror, në mënyrë të fshehtë, takohej me baballarët e kriminelëve Bitraj dhe avokatin e tyre”, shkruante Pavllo Mihali asokohe në kallëzimin drejtuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Babai i Marvi Mihalit ka rrëfyer në kallëzim edhe takimin me prokurorin Lulaj, i cili, sipas tij, i ka thënë se “nuk pyet njeri” për punën e tij. Kallëzimi është dërguar edhe në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, Kryeprokurores Arta Marku. Kujtojmë se më 11 maj të këtij viti, u liruan nga qelitë e paraburgimit Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, ndërsa i vetmi që mbeti në burg është Dejvi Bitraj, që ka marrë autorësinë e krimit./Gazeta Shqip

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore