Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sërish numër i lartë vdekjesh dhe infektimesh nga covid19, sa raste u regjistruan 24 orët e fundit

Sërish numër i lartë vdekjesh dhe infektimesh nga covid19, sa

TIRANË - Katër persona të infektuar me covid19 nuk e kanë fituar dot betejën me virusin, duke e çuar në total në 2 557 numrin e viktimave në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 katër qytetarë: një qytetare nga Lezha 60 vjeç, një qytetare nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Berati 73 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 79 vjeç . Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve"

Edhe numri i të infektuarve mbetet i lartë, me rreth 1 mijë raste në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 5480 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 992 qytetarë.

"Rastet janë regjistruar në këto bashki: 341 raste në Tiranë, 96 raste në Shkodër, 77 raste në Durrës, 40 raste në Lushnje, 34 raste në Elbasan, 33 raste në Fier, 25 Malësi e Madhe, 23 raste në Kamëz, 22 raste në Lezhë, Sarandë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, 19 raste në Kukës, Vlorë, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Gjirokastër, 12 raste në Gramsh, 11 raste në Vorë, 10 raste në Has, Librazhd, 9 raste në Mallakastër, Dimal, 7 raste në Shijak, Devoll, 6 raste në Mat, Pogradec, Peqin, 5 raste Vau i Dejës, Patos, Libohovë, Skrapar, 4 raste në Bulqizë, Divjakë, 3 raste në Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Delvinë, Korçë, Cerrik, Belsh, 1 rast në Fushë-Arrëz, Klos, Selenicë, Dropull, Kolonjë"

194 të shtruar në spital

Janë 12,744 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar. 

843 të shëruar

Janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,122 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 992
Të shëruar në 24 orë 843
Të shtruar në spitale 194
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5,480

Testime totale 1,131,553
Raste pozitive 159,423
Raste të shëruara 144,122
Raste Aktive 12,744
Humbje jete 2,557

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,446
Shkodër 1,429
Durrës 1,114
Fier 1077
Vlorë 799
Lezhë 685
Elbasan 639
Berat 510
Korçë 302
Kukës 280
Gjirokastër 254
Dibër 209

Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore