Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E FUNDIT/ Rritet frikshëm numri i vdekjeve nga koronavirusi, sa viktima dhe të infektuar u regjistruan sot në Shqipëri

E FUNDIT/ Rritet frikshëm numri i vdekjeve nga koronavirusi, sa viktima dhe

TIRANË - 10 persona të infektuar me covid19 kanë humbur jetën sot në Shqipëri, duke e çuar në 3 063 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Krahasur me dje, sot kemi 6 viktima më shumë.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 10 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 66 vjeç nga Bulqiza, një qytetar 69 vjeç nga Fushë- Kruja, katër qytetarë nga Tirana 71 -77 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani 71 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Fieri 74 vjeç, një qytetar nga Korça 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve."

Edhe numri i të infektuarve ka njohur rritje. Nga 3,598 testime, të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 609 qytetarë.

"Rastet janë regjistruar në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Fier, 35 në Durrës, 26 në Berat, 21 në Vlorë, 17 në Kamëz, 16 në Korçë, 15 në Gjirokastër, Dimal, 13 në Shkodër, Lushnje, Elbasan, 12 në Sarandë, 9 në Kavajë, 8 në Patos, 7 në Kurbin, Krujë, Mallakastër, Kuçovë, 5 në Kolonjë, Skrapar, 4 në Pukë, Lezhë, Shijak, Divajë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 3 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, 2 në Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Poliçan, Peqin, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Rroskovec, Himarë, Dropull, Devoll, Belsh, Gramsh"

Janë 7,804 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Të shëruar

Janë shëruar 642 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,909 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 609
Të shëruar në 24 orë 642
Të shtruar në spitale 159
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 3,598

Testime totale 1,372,918
Raste pozitive 197,776
Raste të shëruara 186,909
Raste Aktive 7,804
Humbje jete 3,063

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,138
Fier 659
Gjirokastër 559
Shkodër 472
Berat 478
Durrës 411
Elbasan 344
Vlorë 251
Korçë 213
Lezhë 162
Kukës 61
Dibër 56

Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore