Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mbërrijnë në Shqipëri 11 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, Rama: Objektivi, 1 mln vaksinime

Mbërrijnë në Shqipëri 11 700 doza të tjera të

TIRANË - 11,700 doza të tjera vaksinash Pfizer kundër koronavirusit kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama, teksa bën lajmin të ditur, thotë se çdo javë do të vijnë vaksina anticovid sipas kalendarit të kontratave.

Synimi i qeverisë tani është të kryen 1 milionë vaksinime në vend. Në total, deri në këto momente në vendin tonë kanë mbërritur 760 mijë vaksina.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar. Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 MILION vaksinime”, shkruan Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore