
E FUNDIT/ Grabitje në Durrës, 2 persona të maskuar hyjnë me dhunë në...
Një grabitje me dhunë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar, ndërsa 2 hajdutë kanë vjedhur xhiron ditore të një dyqani me produkte ushqimore. Mësohet se ata kanë arritur të marrin rreth 150 mijë lekë, ndërsa më pas janë larguar me shpejtësi me një makinë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në lagjen nr. 15, Durrës, dy shtetas ende të paidentifikuar, janë futur në një dyqan me produkte ushqimore në pronësi të shtetases M. T., ku kanë marrë rreth 15 000 lekë të rinj (xhiro ditore) dhe më pas janë larguar me një automjet.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.
Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar automjeti me të cilin këta shtetas janë larguar. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.



Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >



Bie sërish çmimi i naftës, me sa do të tregtohen karburantet
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




