
E FRIKSHME! Makina merr flakë në ecje, brenda mjetit edhe dy fëmijë të mitur
Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në Kamëz. Policia ka njoftuar se në mjet ka ardhur pas një rrjedhje gazi.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se brenda në makinë ndodhej drejtuesi me inicialet O.N., dhe bashkë me të në mjet ishin dhe dy fëmijët e mitur, të cilët kanë marrë plagë të lehta.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.12.2022, në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





EMRI/ U shiste drogë studentëve, dënohet me burgim shqiptari në Itali
Historia e plotë >



Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




