Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ferguson tregon si e bindi Ronaldon të kthehej: S'e imagjinoja dot me fanellën e Manchester City-t

Ferguson tregon si e bindi Ronaldon të kthehej: S'e imagjinoja dot me

Arsyeja pse Cristiano Ronaldo u kthye në Old Trafford, ishte "babai" i tij i futbollit Alex Ferguson.

Në sekondat e fundit kur Manchester City do zyrtarizonte gjithçka, CR7 bëri kthesën e papritur. Vendosi të luante për ekipin e tij që e rriti, Manchester United. 

Ferguson tregoi si e bindi Ronaldo-n të kthehej tek skuadra e tij e zemrës. 

“Shumë njerëz luajtën rolin e tyre për ta rikthyer Ronaldon. Unë kontribuova duke ditur se Cristiano me të vërtetë donte të vinte këtu dhe kjo ishte e rëndësishme. Përpjekja na shkoi shumë mirë, – tha Sir Alex në “Viaplay”. Ishte emocionuese për mua, edhe një lehtësim, sepse nuk mund ta imagjinoja që ai të luante për Manchester City. Nuk mendoj se një idhull në “Old Trafford” mund ta bëjë këtë.

“Kjo është arsyeja pse ndërmorëm hapa për t’u siguruar që ai të vinte këtu. Klubi veproi shumë mirë, unë fola me Glazers dhe transferimi i krye”, – shpjegoi më tej ish-trajneri.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore