Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dyshohet si ekzekutuesi i Edmond Papës, biznesmeni Andrew Bode mund të jetë larguar ilegalisht.../ Detaje

Dyshohet si ekzekutuesi i Edmond Papës, biznesmeni  Andrew Bode mund

Andrew Bode, i njohur edhe me emrin Edvin, i dyshuari si ekzekutor i Edmond Papës, mund të jetë larguar në mënyrë ilegale jashtë vendit. 44-vjeçari me origjinë nga Berati sipas TIMS rezulton të ndodhet brenda territorit shqiptar.

Dyshimet janë se Bode mund të jetë larguar drejt Greqisë, dhe më pas tranzit drejt vendeve të tjera. Ai është person me precedent penalë për drogë, por asnjëherë nuk është dënuar me vendim gjykate. Mbi dyshimin se një nga autorët e vrasjes së Papës ndodhej në Greqi, një grup hetimor iu drejtua vendit fqinj për të bashkëpunuar në hetime.

Nga ana tjetër hetuesit kanë marrë në pyetje edhe babain e Albano Velos, Dilaver Velo. Ky i fundit oficer policie në komisariatin 4 dhe u pezullua nga detyra pas arrestimit të të birit si organizator në vrasjen e Papës. Dilaver Velo ka pohuar se nuk ka pasur dijeni për implikimin e të birit në ngjarje.

AMP po verifikon nëse i ati ka favorizuar Albano Velon për ta larguar nga Shqipëria. Janë verifikuar tabulatet telefonike të Albano Velos që kanë vërtetuar dyshimet e policisë që ditën e krimit, më 16 dhjetor, por edhe dy ditë para vrasjes ka qenë duke lëvizur përgjatë zonës ku u vra Papa.

Deri më tani 44 vjeçari Bode nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kjo pasi policia është në pritje që gjykata të caktojë masën e sigurisë arrest në burg në mungesë.

Si u ekzekutua Edmond Papa

Papa u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë. Ai sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar. Edhe pse 49 vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Biznesmeni me origjinë nga Roskoveci, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë. Ai kishte ardhur në Tiranë më 16 Dhjetor tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje. Dëshmitarët okularë i treguan policisë se ai iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit në tavolinë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore