Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dyshohej se aty fshihej.../ Zbardhen detaje nga aksioni i FNSH në Lezhë, ja pse u kontrollua banesa e familjes Gjinaj

Dyshohej se aty fshihej.../ Zbardhen detaje nga aksioni i FNSH në

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin e zhvilluar nga grupi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, në banesën e Artan Gjinajt gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

 Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dajç të Lezhës, ndërsa kryefamiljari nuk ndodhej në banesë, por brenda ishin dy fëmijët e tij të mitur dhe bashkëshortja, të cilët janë shprehur se janë frikësuar nga ndërhyrja e efektivëve të FNSH.

Për shkak të mënyrës së kontrollit, familja Gjinaj ka ngritur dyshime se mund të mos ishte Policia, por mësohet se shkak për kontrollin janë bërë dyshimet se në banesën e familjes Gjinajt, fshihej një person i shpallur në kërkim, i cili është i afërmi i familjes Gjinaj. Megjithatë ende nuk dihet se për kë bëhet fjalë.

Nga ana tjetër, policia e Lezhës ka konfirmuar se para ndërhyrjes, salla operative është njoftuar nga Policia e Shkodrës për këtë aksion.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore