Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

DYSHIMET/ U dogj i gjallë brenda hotelit të tij në Divjakë, alkooli pas divorcit solli që 60-vjeçari…

 DYSHIMET/ U dogj i gjallë brenda hotelit të tij në Divjakë,

Llambri Marku, 60 vjeç u gjet i pajetë mesditën e sotme në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij në Divjakë.

Ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale pasi për shkak të një cigareje ka rënë zjarr në dhomën ku po qëndronte 60-vjeçari.

Mësohet se ky i fundit kishte vetëm 3 ditë që ishte divorcuar nga gruaja.

Dyshohet se ai kishte konsumuar alkool në sasi të madhe dhe më pas kishte ndezur cigaren.

Por 60-vjeçarin me sa  duket e kishte zënë gjumi me cigare në dorë, e cila ka ndezur dyshekun dhe flaka ka sjellë djegien e trupit të tij.

Kanë qenë familjarët që e gjetën të djegur pasi 60-vjeçari nuk përgjigjej në telefon.

Fillimisht ka marrë flakë dysheku e më pas është djegur e gjithë dhoma. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore