
Dy vëllezërit u përplasën nga makina ndërsa po ecnin me biçikletë/ Del EMRI i viktimës
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Maliq, Korçë ku mbeti i vdekur një person.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas në aksin Korçë-Maliq, ku një mjet ka goditur dy persona që po udhëtonin me biçikleta në këtë rrugë.
Dy vëllezërit po udhëtonin nga Drithasi në drejtim të fshatit Libonik ku një mjet i ka goditur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre.
Mësohet se viktima është Roland Shahinasi. Ndërkohë vëllai tjetër ka shpëtuar pa lëndime.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tij.
Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi, çka e bën të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe rrit rrezikun për aksidente.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.







Eksperti i gjuhës së trupit: Politikania shqiptare me zërin më seksi…
Historia e plotë >

As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




