
“Dy ish.zv-drejtorët dhanë dëshmi të rreme”/ Si u "fundosën" zyrtarët e Policisë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Në dosje rezulton se dy ish.zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, kanë kryer disa shkelje të rënda, ku përveçse nuk kanë ndërhyrë në momentin e vrasjes, kanë dhënë dhe dëshmi të rreme.
Siç raporton “News24”, referuar dosjes së Prokurorisë, dy ish.zv-drejtorët kanë dhënë fakte të ndryshme, por janë ballafaquar me pamjet filmike nga vendngjarja.
“Nuk evituan konfrontimin fizik, por as përdorimin e armëve. Ata nuk kanë ndërhyrë dhe kjo është një shkelje e rëndë. Në një situatë të tillë, thekson prokuroria, ata mund të reagonin dhe të përdornin armët e zjarrit, jo vetëm për të mbrojtur jetën, por edhe për strukturën e tyre.
Një tjetër moment i shpërdorimit të detyrës ka të bëjë me faktin që ata kanë lejuar përdorimin e armëve të zjarrit nga personat që ndodheshin aty dhe nuk kanë ndërhyrë. Këto janë shkelje të rënda dhe i ngarkon ata me përgjegjësi penale. Gjithashtu, ata kanë dhënë fakte të ndryshme, pasi janë ballafaquar me pamjet filmike.
Ata jo vetëm nuk kanë ndërhyrë, por, pasi ka përfunduar ngjarja, policia është mjaftuar vetëm me shoqërimin e katër personave, që e kishin të pamundur të largoheshin nga vendngjarja, për shkak se nuk e njihnin territorin. E paqartë mbetet se përse Prokuroria e Elbasanit veproi pikërisht tani, kur ka kaluar mbi një vit nga ngjarja”, është shprehur gazetarja e News24.









Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
"Albanian NARCOS"/ Reportazhi i Dailymail, shkojnë deri në Ekuador për t...
Historia e plotë >
Të dielën ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat?

Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?

Nafta falas për fermerët! Vendimi i ri i Qeverisë, ja çfarë duhet të dini
Aktualitet




