Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dy vdekjet në spitalin COVID dhe pse na ka mbyllur derën BE? Manastirliu 'zihet ngushtë' në OPEN

Dy vdekjet në spitalin COVID dhe pse na ka mbyllur derën BE?

Në Open në Top Channel ishte e ftuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila foli për situatë e Covid-19 në vendin tonë.

Manastirliu u pyet edhe për hetimin e hapur nga Prokuroria për vdekjet e ndodhura në Spitalin Shefqet Ndroqi. Ministrja u tregua e kujdesshme duke thënë se për këtë çështje dhe të flasin orgaent kompetente.

“Në radhë të parë më lejonin t’i shpreh ngushëllimet familjarëve për viktimat. Për këtë çështje duhet të flasin organet kompetente. Personeli mjekësor i ka kryer të gjitha detyrat.

Por duhet të jemi të kujdesshëm. Është një çështje në hetim dhe për këtë duhet të flasin organet kompetente”- tha Manastirliu.

Në një nga çështjet ku u ndal Manastirliu ishte edhe për mbylljen e kufijve të BE-së për qytetarët shqiptare.

Sipas ministres në fillim është marrë një target prej 50 rastesh në ditë për 100 mijë banore dhe se ky tregues u vendos në tre muajt e parë të hapjës, në qershor-korrik dhe akoma nuk ka një rivlerësim të dytë për këtë çështje.

Gjithashtu Manastirliu u shpreh se ky nuk është një faj i qeverisë, pasi qeveria e ka bërë punën e vete.

“E para nuk mund të themi që na ka mbyllur derën Bashkimi Evropian se është penalizuese edhe kur e mendon. Lëvizja e lirë është sot në një moment e orientuar nga situata shëndetësore që kanë vendet dhe nuk është një mbyllje dere nga BE sepse nga pikëpamja politke ne nuk na do Evropa, përkundrazi BE sipas vendeve të ndryshme ka një tregues që e ka vlerësuar sipas qëndrës së europiane të kontrollit të sëmundjeve dhe ka vendosur një target i cili është 50 raste të reja për 100 mijë banorë, si një tregues pra 14 ditorë.

Ky është po themi indikator është vendosur që në momentet të tre mujorit të parë të epidemisë, më pas rreth muajit qershor-korrik pikërisht kur atëherë vendet evropiane po uleshin në trend. Tani që sigurisht jam e bindur që do të ketë një raport reflektimi edhe për sa i përket Shqipërisë. Trendi ynë në 2 javët e fundit është 65 raste për 100 mijë banorë.

Patjetër që i vihet gishti qeverisë për çdo gjë që nuk shkon, por në këtë pikë qeveria ësgtë duke bërë detyrën 24/7 duke u përpjekur për të kufizuar pikërisht përhapjen e infeksionit, por ka edhe një detyrë që është detyra qytetare që është sjellja individuale e jona duke zbatuar protokollet e shëndetësisë,  të jemi të bindur ne do të kemi tregues të mirë, kjo është arma që përdorin e gjitha bota për të parandaluar janë masat e thjeshta” u shpreh Manastirliu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore