Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dumani e fajësoi për dhjetëra krime/ Talo Çela mohon akuzat nga arratia, për cilën ngjarje bëhet fjalë?

Dumani e fajësoi për dhjetëra krime/ Talo Çela mohon

Dëshmitë e Nuredin Dumanit janë bërë kryefjalë e mediave që pas arrestimit të tij, teksa me to ka zbardhur ngjarjet më të rënda të ndodhura në dekadën e fundit.

Teksa ka implikuar shumë emra kriminelësh dhe ka zbardhur shumë ngjarej të rënda, Dumani në të shumtën e rasteve dhe krimeve që ka kryer ka përmendur edhe emrin e Talo Çelës.

Ndërkohë që ky i fundit është në kërkim nga policia sepse prej kohësh është arratisur, nëpërmjet avokatit të tij në sallën e gjyqit janë mohuar akuzat për përfshrjen në grabitjen e miliona eurove të hedhura në emrin e Talo Çelës.

Sipas avokatit Luan Kaloçi, në kohën kur ka ndodhur grabitja e Rinasit, klienti i tij, Talo Çela ka qenë i dëmtuar në këmbë dhe e ka patur të pamundur të lëvizte, duke e nxjerrë kështu jashtë skemës së grabitjes së famshme të miliona eurove në Rinas.

Ndër të tjera, gjatë seancës, avokati i Çelës ka pretenduar se ka një rezonancë magnetike të gjurit të klientit të tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore