Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Duhet të shlyeja borxhet”, 25-vjeçari shqiptar kapet në “shtëpinë e barit” në Britani (EMRI)

“Duhet të shlyeja borxhet”, 25-vjeçari shqiptar kapet

Një fabrikë kanabisi që përmbante më shumë se 400 bimë u zbulua nga policia britanike.

Një shqiptar, i cili kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe u gjet duke u kujdesur për “shtëpinë e barit.”

Vlera e kanabisit arrinte deri në 182,000 £.

Radjol Hatia, 25 vjeç, u arrestua në një shtëpi me tarracë dykatëshe në Neath. Gjatë kontrollit policia gjeti bimë të tjera kanabisi në dy dhoma gjumi në katin e sipërm të shtëpisë në Pany yr Heol, Penrhiëtyn, dhe një fidanishte e vogël bimësh në tokë.

Hatia tha në Gjykatë se kishte jetuar në pronë për 6 javë dhe detyra e tij ishte ujitja e bimëve.

Ai tha se kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me kamion dhe po punonte për të shlyer “borxhin e tij ndaj personave që e kishin future në Angli”.

Të pandehurit iu gjetën çelësat e shtëpisë, një telefon celular dhe 95 £. Prokurori Jim Davis tha se u zbuluan gjithsej 415 bimë kanabisi, nga të cilat 182 ishin bimë të pjekura me kokë lulesh femërore dhe 233 ishin fidanë.

Hatia, pa vendbanim të caktuar, më vonë u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të kontrolluar të klasit B. Shqiptari nuk kishte precedent të mëparshëm penalë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore