Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Duhet të merret dëshmitar"/ Artan Hoxha: Vrasjet e 21 janarit brenda 15 sekondash, “Benz-i” me targa gjermane poshtë shtëpisë së Berishës

"Duhet të merret dëshmitar"/ Artan Hoxha: Vrasjet e 21

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se me rihapjen e dosjes së 21 janarit pret që ish-kryeministri Sali Berisha të thirret si dëshmitar.

Sipas tij vetëm pamjet hedhin dritë dhe një gjë të tillë për zbardhjen e saj deri në fund sipas Hoxhës mund ta bëjë vetëm SPAK.

“Ishte e gjithë Garda e Republikës të ulur kur bëhej gjyqi, ndërsa gazetarët rrinin në këmbë. Nuk shkova më se ai proces nuk mund të shkonte më tej pasi nuk kishte motiv për të shkuar përpara. Pas tetë vitesh unë fajësoj Edi Ramën në lidhje me këtë. Pastruesit e bashkisë nuk i lanë prokurorët që të hetonin në vendin e ngjarjes pasi filluan të pastronin vendin", tha Hoxha për ABC NEëS.

Më tej ai thekson se "Berishën nuk e implikoi ngjarja, por prishja e hetimit, provave dhe mbrojtja e autorëve. Mesa di unë sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë në atë kohë Gjergj Lezhja ka dorëzuar një DVR me pamje, se është parë apo jo nga prokurorët kjo nuk u mor vesh kurrë, ajo përfundoi në Amerikë. Pamundësia që u dha prokurorëve për të hetuar ngjarjen. Mbajtja e gardës brenda gardhit të kryeministrisë, prokurori nuk duhet të arrestohet komandantin pir që ta merrte në pytje. Kaluam tek momenti kur përfunduam te përdorimi i gëzhojave dhe i predhave. U bënë të gjithë format e mundura që të dështonte hetimi dhe pas 10 vitesh ne e kemi faktike tashmë që ka dështuar".

Hoxha u shpreh se momenti i sulmit me armë që prodhoi katër viktima dhe 13 të plagosur ka ndodhur në të njëjtën kohë në formën e një perdeje përreth zonës ku ishin vendosur protestuesit.

Ai deklaroi se vrasjet u shënuan dy orë e gjysmë pasi kishte filluar protesta duke nënvizuar se garda i druhej faktit se në momentin kur të errësohej do qëllohej me armë nga turma.

Hoxha tha se autoritetet kishin informacione se përballë shtëpisë së Sali Berishës, në rrugën “Mustafa Matohiti” ishte parkuar një automjet tip Benz me targa gjermane për të bërë atentat, por kjo sipas tij nuk u provua kurrë.

“Këtu është komandanti i gardës. Ai me pistoletë i futur në rreth është komandanti i gardës., Tjetri është Agron Malaj. Këta e kishin me xham helmetën ushtarake. 5 efektivë kanë pasur atë ditë MP5. Oficeri drejtues e mban automatikun gjithmonë lart. MP5 kishin shumë pak atë ditë. Agim Nuku është shef shtabi. Vrasja e Faik Myrtajt është verifikuar që është bërë nga arma e Ndrea Prendit. Është hapur zjarr njëkohësisht. Qëllojnë shefat ndërsa vartësit nuk reagojnë. Opozita atë natë thoshte që janë vrarë me snajper por snajperat në Shqipëri nuk qëllojnë në turmë. Nga 13 të plagosurit kanë shpëtuar rastësisht. Njëri e ka pasur plumbin në brinjë, tjetri në shpatull. Zjarri u hap në të njëjtën kohë dhe në formë rrethore. Ka nisur nga kryesia e kuvendit. Armët janë të gjetura. Jo të të 5 MP5 kanë qëlluar. Armët që kanë shkaktuar vdekjen janë 2. Ai që qëllon me MP5 e ndërron karikatorin. Ai e hedh të parin dhe ka një kënd gati 90 gradë. Kjo gjë nuk e justifikon.

Vrasjet kanë ndodhur 2 orë e gjysmë pasi ka filluar protesta. Vrasjet kanë ndodhur kur garda nuk kishte më trupa rezervë për të mbajtur situatën nën kontroll. Garda thotë se kishin informacione se po të binte nata protestuesit do qëllonin me armë zjarri. U qëllua në turmë që turma të mos afrohej më aty. Derisa kanë ndodhur vrasjet janë përdorur për 40 minuta fishekë ushtarakë. Vetëm ai fragmenti 5-10 sekonda kemi një perde zjarri, katër të vrarë dhe 13 të plagosur. Ekspertiza ka bërë gafën më të madhe duke dashur t’i mbrojë dhe u ka bërë gropën.


Berisha dhe Ndrea Prendi dolën në një intervistë në të njëjtën kohë. Dhanë alibi për ngjarjen. Në asnjë moment nuk ka dalë që është qëlluar dritarja e kryeministrit. Predhat nuk janë mbi muret e kryeministrisë. Ata kishin informacion që një Benz me targa gjermane ishte parkuar para shtëpisë së Berishës për të bërë atentat. Por kjo nuk u provua.

Berishën e implikon ajo që bëri pas ngjarjes. Çështja e 21 Janarit nuk është mbyllur asnjëherë sepse kemi dy të vrarë pa autorë. Nuk ka nevojë fare për prova të reja. Disa OPGJ kanë marrë dosjet. Thuhet që ka mungesë të një hetimi efektiv për zbardhjen e ngjarjes dhe mohimin e aksesit familjar dhe e dyta “jemi informuar që ka mungesë të hetimit. Ky hetim nuk ka mbaruar”, u shpreh Hoxha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore