Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dubai si “foleja e shqiponjave të krimit”/ Pse fshihen të super të kërkuarit e botës së krimit

Dubai si “foleja e shqiponjave të krimit”/ Pse fshihen të

Dubai jemi mësuar ta shikojmë si vendin e pushimeve përrallore ku shkojnë njerëzit e pasur dhe Vipat shqiptarë. Një vend me çmime të kripura dhe ku jeta e luksit është gjithandej. Por Dubai është kthyer edhe si “strofka” e të shumë kërkuarve nga policia shqiptare. Njerëz të fuqishëm me para të ardhura nga “bota” e krimit.

Kujtojmë se ditën e djeshme Florenc Çapja, është arrestuar në Dubai. Ai shte një nga njerëzit më të kërkuar nga policia, së bashku me Ardjan Çapjan në vitin 2012 dyshohet se kanë urdhëruar vrasjen e Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir). Ai është i dyshuar gjithashtu për tentativën e vrasjes së Fadil Memes, një krim i ndodhur në vitin 2006.

11 dhjetor 2020- Plarent Dervishaj , ish-anëtar i Bandës së Durrësit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të (SPAK), për vrasjen e Klodian Saliut është arrestuar në Dubai. Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi i cili deklaroi se ekzekutimi i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës është bërë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai.  Por ai është liruar për faktin se Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe. Në 21 janar autoritetet e Dubait i kanë bërë shkresë autoriteteve shqiptare duke i bërë e ditur se kane 30 ditë kohë për të sjellë shkresë zyrtare mbi ekstradimin e Dervishajt. Mirëpo ndonëse afati nuk ka përfunduar, ai u la i lirë. 

17 shtator 2020- Eldi Dizdari, një nga personat e përfshirë në vrasjen e 4 tetorit në ish-Bllok në vitin 2018 është arrestuar pas 2 vitesh. Ai ka rënë në pranga në Dubai gjatë një operacioni ndërkombëtar antidrogë. Eldi Dizdari ka qenë shok i Ervin Matës dhe më 4 tetor të 2018 ndodhi dhe përplasja në ish- Bllok ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Dizdari dyshohet për përfshirje në trafikun e kokainës. Ai është bashkëshort i ish-missit shqiptar të njohur Suada Sherifi.

Duket se jeta e luksit është një vend tërheqës për "bosët" e krimit shqiptar të cilët duket se po krijonë ose e kanë krijuar bazën e tyre në Dubai./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore