Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Duam një President për çuarjen e Shqipërisë në BE"/ Balla flet për shkarkimin e Metës, kërkon hetim për PD-në

"Duam një President për çuarjen e Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste në Kuvend, Taulant Balla ka dhënë argumentet se pse duhet shkarkuar presidenti Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se shkarkimi nuk është një “kapriço” e mazhorancës për të kapur institucionin e presidentit, por vendosjen e një personi aty, që do të jetë mbi palët dhe do të kontribuojë në çuarjen përpara të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në kërkesën e firmosur nga 50 deputetë ndodhen të gjitha argumentet. Nëse shkarkimi është për të kapur institucionin e presidentit, e kanë gabim.

“Ne duam të gjithë së bashku, që Shqipëria të ketë një president mbi palët. Një president që të punojë me të gjitha forcat politike dhe në çuarjen përpara të Shqipërisë në BE. Nuk duam president që të jetë ditën president dhe natën kryetar shtabi elektoral të një partie. Shqipëria meriton një hetim të plotë të sjelljes së Presidentit para dhe gjatë fushatës zgjedhore dhe natyrshëm që Kuvendi i Shqipërisë që është i pari në ndërthurjen institucionale që do të shprehet me votë. Do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të përcaktojë më pas. Në këtë këndvështrim biem të gjithë dakord, që presidenti duhet hetuar”, tha Balla.

Balla kërkoi hetim edhe për strukturat paramilitare të PD të ngritura para zgjedhjeve, ndërsa foli për vrasjen në Elbasan.

“Thirrjet për dhunë të presidentit ishin shkaku që çuan në veprime kriminale të një pjesë të opozitës. Jam dëshmitar I asaj që ka ndodhur në Elbasan, PD krijoi grupe të armatosura që çoi në vrasjen e një qytetari autokton në Elbasan. Kjo vrasje duhet zbardhur, jo vetëm për atentatorët, por edhe për urdhëruesit. Një parti që organizon grupe të armatosura në fushatë duhet hetuar, prokuroria duhet të bëjë detyrën, jo vetëm ndaj atyre që shkrepën armën, por edhe ndaj atyre që urdhëruar ngritjen e strukturave.PD duhet të distancohet nga këto ngjarje”, tha Balla.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore