Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Droni iu prish të gjitha “planet” kultivuesve/ Policia asgjëson mijëra bimë narkotike në zonat malore

Droni iu prish të gjitha “planet” kultivuesve/ Policia

Policia e Shteti ka asgjësuar 4945 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në zona të thella malore dhe të pyllëzuara.

Në kontrollin masiv të territorit janë përfshirë 1560 forca policore të Drejtorive Vendore të Policisë në qarqe, të Policisë Kufitare dhe të reparteve të FNSH Tiranë, Fier dhe Shkodër.

Konkretisht në qarkun Shkodër janë asgjësuar 3290 bimë narkotike, në qarkun Lezhë 1010 bimë, në qarkun Kukës 316 bimë, në Malësinë e Krujës 225 bimë, në qarkun Gjirokastër 73 bimë dhe në qarkun Dibër 31 bimë, të dyshuara narkotike kanabis.

Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies, përveç një sasie të vogël bimësh që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Strukturat hetimore të DVP-ve ku janë konstatuar dhe asgjësuar bimët narkotike, nën drejtimin e Prokurorive respektive, po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit.

Kontrolli masiv i territorit do të vijojë çdo javë, me qëlllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit është e vendosur për ta luftuar me zero tolerancë veprimtarinë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, duke denoncuar raste të paligjshmërisë, në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore