Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dritan Leli "detyron" Ramën të mbledhë vetë mbeturinat në Vlorë, kryeministri: Turp!

Dritan Leli "detyron" Ramën të mbledhë vetë

Për të treguar se kryebashkiaku Dritan Leli nuk po e bën punën siç duhet, kryeministri Edi Rama ka befasuar sot, teksa shfaqet në një video të publikuar nga vetë ai, duke pastruar mbeturinat në Vlorë.

Rama është ndalur në një fushë sportive në qytetin bregdetar, ndërsa i është përveshur punës, ku ka pastruar ambientin që ishte mbushur me plehra.

Pasi mbledh të gjitha mbeturinat e hedhura përtokë, kryeministri i drejtohet direkt bashkisë së Vlorës, duke i kërkuar të bëjë punën e saj. Tashmë përplasja me Dritan Lelin, të cilin disa kohë më parë e shpalli "të vdekur", duket se është intensifikuar.

“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin,  nga jo nderi, por nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë, një qytet, një komunitet, por edhe një bashki. Në radhë të parë ata që vijnë dhe luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin, mos t’i hedhin. Ata që duhet ta mirëmbajnë, bëjnë mirë që të vijnë t’i pastrojnë përpara sesa të lindë dielli dhe njerëzit të kalojnë anash, shqiptarë dhe të huaj, dhe të shohin këtë pamje që është turp”, thotë kryeministri, teksa merr me vështirësi frymë nga lodhja.

Dritan Leli "non grata" në PS

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, edhe pse vazhdon ende detyrën, është shpallur  person "non grata" në Partinë Socialiste.

Përplasja e njërit prej kryebashkiakëve më të rëndësishëm me kryeministrin Edi Rama, nisi para zgjedhjeve lokale të 25 prillit. Pasi Leli refuzoi propozimin e Ramës për të lënë mandatin e kryebashkiakut dhe përfshirjen e tij në listën e kandidatëve për deputetë, statusi i tij ka “ngrirë”.

Refuzimi i Lelit solli dhe dëbimin e tij nga Partia Socialiste, e cila tashmë, nëpërmjet deputetëve të qarkut Vlorë dhe anëtarëve të këshillit bashkiak, po kërkon me insistim dorëheqjen dhe largimin e tij të parakohshëm nga detyra.

Dritan Leli, i cili ia kishte kushtuar jetën mjekësisë, ku mban gradën Doktor i Shkencave nga universiteti “La Sapienza” i Romës, u zgjodh kryebashkiak në vitin 2015.

Katër vitet e para të mandatit të tij, marrëdhënia e Lelit me kryeministrin, ishte e pozitive, ndërsa bashkia e Vlorës u bë një nga përfituesit më të mëdhenj të projekteve qeveritare të Rilindjes Urbane. Patjetër, që rol në përfitimin e projekteve kishte edhe fakti që Rama ishte deputet i Vlorës.

Por ajo epokë ka perënduar, për Ramën, tashmë Leli "është i vdekur".

Gjatë një takimi që pati në maj në Vlorë, teksa po inspektonte një projekt në Lungomare, Rama e shpalli Dritan Lelin "të vdekur". E ndërsa ditët kalojnë, përplasja mes tyre vetëm sa intensifikohet, kur përveç Ramës, kundër Lelit kanë dalë gjithë strukturat e PS në Vlorë.

Duket se Lelin e ka ndjekur mallkimi i Shpëtim Gjikës, një nga kryebashkiakët më jetëgjatë të Vlorës. Ai u largua nga Partia Socialiste në vitin 2015, pas mosmarrëveshjeve me kryeministrin Edi Rama./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore