
“Drejtori jam, hajde pak...”/ Artan Hoxha publikon audio-regjistrimin e ri të “21 janarit”, çfarë thanë gardistët para vrasjeve
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar audioregjistrimin e ri të “21 janarit” ku dëgjohet komunikimi në radio i drejtuesve të gardës.
“Është regjistrim nuk është përgjim dhe është shumë i gjatë. Familjes ia kam çuar kasetën e plotë, e disponon familja Nika. Ky është vetëm një fragment i materialit. Ne tani e gjetëm, po ta kisha gjetur më parë do ta kisha bërë publike më parë. Kjo është një indicie që të çon te prova”, tha gazetari Artan Hoxha.
Në këtë audio dëgjohet ndër të tjera:
–Është prishur porta, janë prishur portat, po tentojnë të futen brenda
—Hajde pak tek kolonat, takohemi, drejtori jam
—Mbrapa ku rrinë ministrat
—Këtu jam tek kolonat…
—Pse s’përgjigjet drejtorit
“Në bulevard ishin kamerat cep më cep, ndaj këto ngjarje nuk mund të mbyllen sepse është gjaku i atyre që janë vrarë aty dhe nuk shlyhet me asgjë”, u shpreh Hoxha.
“Kaseta origjinale, që e ka të plotë e disponon familja Nika. Unë kam dorëzuar në polici çfarë unë kisha në dispozicion, më tej nuk jam i autorizuar. Kam kërkuar të vihen në hetim nga i pari tek i fundit. Për të ndihmuar hetimin, se këtu prevalon hetimi më shumë se detyra ime si gazetar, kurse familja Nika e disponon të plotë dhe ka thënë që do ta vërë në dispozicion vetëm të SPAK”, tha Hoxha.









Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të minimumit të ri historik (Shifra)

Çmimi i naftës merr "goditjen fatale", ulet sasia e prodhimit

Mot i paqëndrueshëm! Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë, e enjtja dhe e premtja sjellin ‘surpriza’
Aktualitet




