Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Dosja 339”/ Varfëri e tejskajshme, flasin të përlotur prindërit e 2 prej komisionerëve të arrestuar

“Dosja 339”/ Varfëri e tejskajshme, flasin të

Dy prej komisionerëve të përfshirë në dosjen “339”, Dalvis Biba dhe Redi Hysi, për të cilët SPAK lëshoi urdhër-arreste për krimet zgjedhore në qarkun e Durrësit, i kanë mohuar akuzat për përfshirje në krimet zgjedhore.

News24 në shtëpitë e komisionerëve Biba dhe Hysi, në fshatin e largët Shetel të Durrësit, gjeti mjerim dhe varfëri të tejskajshme.

Arrestimi i Bibës dhe Hysit ka ngjallur zemërim te të gjithë banorët, të cilët i konsiderojnë të padrejta këto arrestime, pasi ata janë të varfër dhe merren vetëm me duhan.

Në familjet e të dy komisionerëve të arrestuar është parë mjerim të tejskajshëm, ku mungonte edhe uji i pijshëm. Njëra prej familjeve, ajo e Hysit, jetonte në çadër, që prej tërmetit të 26 nëntorit 2019, me dy fëmijët e vegjël të Redit dhe nënën e tij të paralizuar.

"Ne as ndikojmë për keq, as për mirë, merremi me bujqësi, me duhan. Punojmë gjithë ditën, po bëmë ndonjë lekë për të ngrënë, ndryshe hamë bukë thatë. Djali kurohet nga depresioni, është i sëmurë," është shprehur babai i Redi Hysit.

"Sëmundja do t’i kthehet nga e para. Djali im merret vetëm me punë, nuk më ka bërë një gjë më të vogël. Le të pyesin kë të duan për të," ka thënë nëna e Redit në lot.

"Ishim në gjumë, nuk dinim asgjë. Dëgjuam zhurmën rreth orës 5 të mëngjesit, pamë gjithë ato policë në shtëpi, nuk e dinim pse kanë ardhur. Djali do shkonte në Tiranë atë ditë, e kishin marrë, e kishin lidhur. Kur e pashë u tremba dhe më ra të fiktë. Nga dreka e mësuam që e kishin marrë për votimet. Dhe i thashë që të mos shkonte për votimet, se mos ndodh ndonjë gjë. Ne s’kemi asnjë gjë, jemi pa shtëpi," rrëfehet nëna e Dalvis Bibës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore