Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dosja 339 e përgjimeve, gjysma e të akuzuarve kërkojnë gjykim të shkurtuar

Dosja 339 e përgjimeve, gjysma e të akuzuarve kërkojnë

Më shumë se gjysma e të akuzuarve për trafikim të lëndëve narkotike, si pjesë e dosjes “339” kanë kërkuar në seancën paraprake “gjykim të shkurtuar”. Në këtë seancë është kërkuar gjithashtu përkthimi i disa letërporosive të ardhura nga jashtë, të cilat janë sjell nga SPAK të pa përkthyera.

Gjykata pritet të vendos për të gjithë personat që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar nëse do të pranohet ose jo. Në vazhdim, për shkak se një pjesë e të akuzuarve nuk kanë kërkuar gjykimin e shkurtuar, dosja pritet të ndahet dhe gjykimi i themelit të vijoj po i ndarë.

Pritet që në Gjykatën e Posaçme të zhvillohet shorti për caktimin e trupës gjykuese. Si pjesë e kësaj dojse janë Astrit Avdylaj, Altin Avdylaj, Jasin Kala, Gjevi Ndoka, Esat Mehmeti, Hajri Seferi, Shkelqim Avdyli, Denis Llaftiu, Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Hekuran Hoxha, Xhevit Shuti, Flamur Çela dhe Vehbi Berushi.

Ata akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore