Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dorëheqja, sa vota mori Patozi/ Tre kryetarët që “largoi” 25 prilli, po Basha?

Dorëheqja, sa vota mori Patozi/ Tre kryetarët që

Astrit Patozi njoftoi sot largimin nga Bindja Demokratike, parti të cilën e themeloi vetë në prag të zgjedhjeve lokale të 2019.

Nën drejtimin e tij, kjo parti nuk arriti të siguronte asnjë mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por as edhe ndonjë prej bashkive në 2019, edhe pse kandidonte i vetëm përballë Ramës, pasi opozita bojkotoi.

Sa vota morën këto zgjedhje Astrit Patozi dhe Bindja demokratike?

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, në total, BD ka marrë 0.52% të votave, ose 8238 vota në rang kombëtar.

Në votën preferenciale në Tiranë, Patozi arriti të merrte 830 vota.

Largohen edhe Nard Ndoka dhe Jozefina Topalli

Pas humbjes së zgjedhjeve, edhe drejtuesja e partisë “Lëvizja për Ndryshim” , Jozefina Topalli, dha dorëheqjen, edhe pse kishte vetëm pak muaj në partinë që themeloi vetë.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit partia “Lëvizja për Ndryshim” mori në të gjithë vendin 7 049 vota.

Të njëjtën gjë duket se do bëjë edhe Nard Ndoka, i cili këto zgjedhje në Shkodër mori vetëm 228 vota.

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka konfirmoi në një intervistë në Top Talk në Top Channel, se nuk do të udhëheqë më partinë pas shtatorit, kur të mblidhet kongresi.

Po Lulzim Basha?

Largimi i Patozit, Topallit, apo edhe Nard Ndokës, është para se të gjithash një akt moral përgjegjësie, për rezultatin zhgënjyes në zgjedhje. Por në kampin tjetër të opozitës, kryetari i PD, Lulzim Basha ka refuzuar të largohet, edhe pse ka patur një revoltë nga figura të njohura nga kjo parti dhe mbështetës të PD.

Në drejtimin e Lulzim Bashës, Partia Demokratike ka humbur zgjedhjet lokale të 2015, zgjedhjet parlamentare të 2017. Lideri i PD ka humbur edhe dy palë zgjedhje lokale në Korçë dhe Dibër, ndërsa i fali Ramës në tavolinë edhe të gjitha bashkitë e vendit, pasi braktisi zgjedhjet lokale të 2019. Të njëjtin fat pati edhe në 25 prill, por kryedemokrati tha se "beteja sapo ka filluar".

Gjithsesi, duhet theksuar se nga ana e opozitës ka patur akuza se partia Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Ndryshim janë themeluar për t'i shërbyer Ramës. /Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore