Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Donin të vrisnin dy zogj me një gur"/ Gazetari zbulon detaje: Ja vetëm Preng Gjini, synohej të vritej edhe...

"Donin të vrisnin dy zogj me një gur"/ Gazetari zbulon

Gazetari Elton Qyno ka deklaruar se autorët e atentatit ndaj Preng Gjinit kanë dashur të vrasin dy zogj me një gur. I ftuar në studion e “Repolitix”, Qyno tha se shënjestra kryesore ka qenë vetë Preng Gjini por në të vërtetë autorët kanë dashur t’i  zhdukin të dy personat që kanë qenë në makinë. Pra, Gjinin dhe kushëririn e tij, Fatjon Dautaj.

“Pse mos ta themi që autorët kanë dashur që me një gur të vrasin dy zogj. Ata janë djalë halle dhe djalë daje me njëri-tjetrin. Shënjestra ka qenë Preng Gjini, por ata kanë dashur që t’i eliminojnë të dy. Pse mos ta them këtë gjë. Por shënjestra kryesore ka qenë Gjini,”– tha Qyno ndër të tjera.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.

"Donin të vrisnin dy zogj me një gur"/ Gazetari zbulon"Donin të vrisnin dy zogj me një gur"/ Gazetari zbulon"Donin të vrisnin dy zogj me një gur"/ Gazetari zbulon

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore