
Doni të punoni në spitalin Rajonal Memorial të Fierit? Ministrja Manastirliu tregon ku të aplikoni
Në muajin prill pritet që të përfundojnë punimet për ndërtimin e spitalit Rajonal Memorial të Fierit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen me një thirrje për profesionistët e shëndetit që duan të jenë pjesë e këtij institucioni. Manastirliu me anë të një vieomesazhi, ftoi që të aplikojnë për punë të gjithë të interesuar, duke garantuar punësim me meritë dhe transparencë, ndërsa bëri me dije se spitali i ri është drejt përfundimit.
“Për nga standardet por edhe për nga mënyra e administrimit, ky spital do të vendosë gurin e themelit sa i përket ndërtimit të modelit të ri të autonomisë spitalore në Shqipëri. Spitali Rajonal Memorial do të menaxhohet nga një ekip i përbashkët shqiptaro-turk. Ky spital do të ketë 150 shtretër, 19 shërbime dhe njësi klinike ambulatore dhe me shtretër. Një spital i cili do të mundësojë shërbime të nivelit terciar për qytetarët shqiptarë”, tha Manastirliu.
Spitali i Ri Rajonal Memorial Fier do të ketë mbi 300 të punësuar, 50 nga të cilët do të jenë profesionistë nga Turqia.
“Kjo ftesë u drejtohet të gjithë menaxherëve shëndetësorë spitalore, mjekëve sipas specialiteteve të përcaktuara në thirrjen publike, infermierëve, teknikëve që plotësojnë kriteret për t’u përzgjedhur dhe që janë të gatshëm të bëhen së bashku me ne pjesë e këtij projekti ambicioz që po hedh hapat e parë drejt autonomisë së sistemit spitalor publik”, ka bërë thirrje Manastirliu.
Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nga një komision ad-hoc, sipas një sistemi pikëzimi, i cili vlerëson dosjen e aplikantit dhe intervistën.
Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e stafit të Spitalit Rajonal Memorial në Fier, mund të gjejnë thirrjen në linkun e mëposhtëm:
https://shendetesia.gov.al/aplikime-per-spitalin-memorial-fier/


A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin mjekët myslimanë
Historia e plotë >



EMA rishikon vaksinën e Johnson&Johnson pas 4 rasteve për mpiksjen e gjakut
Historia e plotë >


Divani i Erdoganit trondit Parlamentin Europian
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhi në SHQIP/ A duhet të mbajnë përgjegjësi penale kontrollorët ajr...
Historia e plotë >
Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombët...
Historia e plotë >
“Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të mbrojtur”, Manastirliu: Brenda muajit maj, 500 mijë të vaksinuar

A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin mjekët myslimanë

Keni kaluar COVID-in dhe keni ende simptoma? Mjeku Skënder Brataj tregon si duhet të veproni
Zgjedhje 2021



Basha rikthehet te Teatri Kombëtar, Budina i dorëzon maketin e ish-godinës
Historia e plotë >
