Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Doli pozitiv me Covid-19, kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka vjen me dy lajme të mira

Doli pozitiv me Covid-19, kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, dha lajmin se u  infektua javë më parë me Coronavirus.

Tani përmes një mesazhi në rrjete sociale, ai thotë se e ka kaluar momentin e vështirë.

Jaka falenderoi fillimisht të gjithë ata që treguan interes për shëndetin e tij këto ditë. – "Dëshiroj t’Ju informoj se gëzoj shëndet të plotë!", shkruan ai.

Ndërsa si kreu i Dhomës së Tregtisë, Jaka tha se "po punohet për t’i paraqitur qeverisë në ditët në vijim një platformë ekonomike në mënyrë që sipërmarrja shqiptare të ridalë nga ngërçi ekonomik".

Statusi i plotë

Duke Ju falenderuar të gjithëve për interesimin e treguar, dëshiroj t'Ju informoj se gëzoj shëndet të plotë!
Në pamundësi për t’ju përgjigjur të gjithë mesazheve të miqve të mi në facebook, gjej rastin të shpreh mirënjohje dhe falenderim për ata që më kanë dërguar mesazhe urimi gjatë gjithë periudhës që kalova!
Ju bëj thirrje si qytetar që të vazhdojmë të tregojmë kujdes si dhe të respektojmë masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.
Në cilësinë e Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, ju bëj me dije se po punojmë për t’i paraqitur qeverisë në ditët në vijim një platformë ekonomike në mënyrë që sipërmarrja shqiptare të ridalë nga ngërçi ekonomik.
Mirënjohje, Nikolin Jaka.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore