
“Doli nga xhamia dhe më pas iu drejtua protestës”/ Çfarë deklaroi nëna e Gert Shehut në polici
Ermira Kaçaçi, nëna e 31 vjeçarit Gert Shehu personi që goditi Berishën ka deklaruar se djali i saj ka prej 5 vitesh që vuan nga problemet shëndetit mendor.
Ajo ka thënë para hetuesve qe Gerti merrte ilaçe vazhdimisht pa ndërprerje nga mjeku Sadik Lala.
Po ashtu Ermira është shprehur se Gerti nuk ishte i përfshirë në ndonjë parti politike. Përpara Oficerëve të Policisë Gjyqësore të komisariatit nr 1 ajo tregon se djali i saj, gjithmonë ku ka protesta rri i mbyllur brenda dhe nuk del nga shtëpia.
Sipas dëshmisë të së ëmës djali i saj ka sjellje bipolare, e ndërsa kohëve të fundit nuk ka reflektuar agresivitet. Po ashtu në drejtorinë e Tiranës janë thirrur për dëshmi personat që shoqëroni Berishën dhe Metën.
Ata do të pyeten në cilësinë e personit dëshmitar, por edhe në kuadër të neutralizimit që iu bë agresorit. Pak para sulmit Gert Shehu kishte qenë në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë. Sapo ka dalë nga aty ai është drejtuar marshimit ku dhe ka goditur Sali Berishën.





EMRI/ U shiste drogë studentëve, dënohet me burgim shqiptari në Itali
Historia e plotë >



Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




