
Do zërë vendin e Grida Dumës si deputete apo do vazhdojë në televizion? Ori Nebijaj thyen më në fund heshtjen
Moderatorja Ori Nebijaj ka reaguar për herë të parë, në lidhje me lajmet që qarkullojnë se ajo do të jetë zëvendësuesja e Grida Dumës si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, pas dorëheqjes së kësaj të fundit.
Nëpërmjet një postimin në Intagram, ajo shprehet se çështja e mandatit të deputetes është rikthyer në vëmendje, por asaj i duhet kohë për ë peshuar zgjedhjet. Ajo shprehet se në momentin e parë që u përfshi në politikë, pati kohën e duhur për t’u angazhuar në fushatë me gjithë zemër, e jo vetëm për t ë mbështetur forcën e saj politike. Ajo shton se do duhet të marrë parasysh besimin që i kanë dhënë njerëzit që e besuan, por dhe kontratën e lidhur me punën e saj.
“Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër, jo vetëm për të mbështetur forcën time politike, por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik.
Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit, çështja e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua. Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr sërish kohën time për të arritur në një vendim që të jetë në baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje, por edhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë do kohën e saj...”- shprehet Nebijaj.
Kujtojmë se Ori Nebijaj garoi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 me Partinë Demokratike, megjithatë ajo nuk arriti të fitonte një vend në Parlament. Me dorëheqjen e Grida Dumës, vendi i takon asaj, pasi ajo siguroi 5606 vota preferenciale.
Aktualisht, Nebijaj është e nagzhuar si moderatore në emisionin "Për'Puthen" në ekranin e Top Channel, teksa më herët ka drejtuar emisionet "Wake Up" dhe "Pushime on TOP".









Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




