Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Do t’ia vras burrin dhe do bëj seks me motrën tënde para teje”/ Dalin kërcënimet e burrit ndaj gruas shtatzënë që vrau

“Do t’ia vras burrin dhe do bëj seks me motrën tënde

"Do ia vras burrin dhe do të bëj seks me motrën tënde para teje”. Këto ishin fjalët e të dyshuarit që ishin raportuar në organet ndjekëse nga viktima Hamide Magashi në korrik të këtij viti.

Mediat kosovare kanë siguruar dosjen hetimore në të cilën përfshihet deklarata e viktimës Hamide Magashi, e cila ishte dhënë në hetuesi muaj më parë.

Hamide Magashi u vra me armë zjarri në oborrin e QKUK-së. Autori ishte bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili ende është në arrati.

E ndjera Magashi kishte raportuar se kishte pasur në vazhdimësi dhunë nga i dyshuari Sokol Halili.

Ajo kishte deklaruar se në çdo vizitë të cilën kishte bërë te familja e saj kishte qenë nën përcjelljen e vjehrrës dhe vëzhgimin nga afër të bashkëshortit.

Përpos dhunës Magashi kishte deklaruar edhe se çdo pagë të cilën e merrte nga puna në Komunën e Ferizajt ia dorëzonte bashkëshortit duke i paguar kështu edhe gjobat në trafik.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore