Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

(Emri) “Do të vras politikanët…”, kush ishte SHËNJESTRA e 35-vjeçarit nga Lezha

(Emri) “Do të vras politikanët…”, kush ishte

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ndalimi i 35 vjeçarit nga Lezha që u kap me armë dhe municione në makinë. Sipas burimeve zyrtare, 35 vjeçari i identifikuar si Antonio Leka, u ka deklaruar familjarëve të tij se do të shkonte në drejtim të Lezhës për të vrarë politikanët pasi ishte mërzitur me to.

Pasi e kanë parë të fusë armë, municione dhe antiplumb nnë fugon, familjarët kanë lajmëruar policinë e Lezhës. Në makinë ka arritur të futet dhe nëna e tij, e cila në momentin e ndalimit është munduar të mbrojë të birin duke deklaruar se armët janë të sajat dhe se i dispononin pasi punonin me forcat e ushtrisë.

Pas marrjes në pyetje nga ana e prokurorit ka pasur deklarime të kundërta për të cilat është bërë dhe ndalimi i tyre. 35 vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake dhe me antiplumb kur u ndalua dhe në çantë iu gjetën armë të mbushura dhe municione të tjera luftarake si Blindshpusa dhe fishekë.

Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore